Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur ditën e sotme në Kastriot të Dibrës. Mësohet se një automjet tip fuoristradë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në greminë. Si pasojë e aksidentit, janë lënduar dy persona, njëri prej të cilëve ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Gjithashtu ekipet mjekësore kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë transportuar një prej të plagosurve drejt Tiranës me helikopter. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po heton shkaqet e aksidentit.