GJKKO ka njoftuar përmes shortit se gjyqtarja Etleva Deda është caktuar për të shqyrtuar çështjen ndaj Pjerin Ndreut. Nga ana tjetër, burime pranë SPAK kanë thënë se ata nuk kanë dorëzuar të pandehur kryebashkiakun.

Konfirmohet se janë pushuar hetimet ndaj tij dhe këtë vendim prokurorja Manjola Kajana ja ka dorëzuar gjykatës për ta shqyrtuar.

Gjykata në orët e pasdites njoftoi që ka hedhur shortin dhe ka caktuar Etleva Dedës si gjyqtaren që do të vlerësojë nëse është apo jo vendim i duhur.

Siç bëhet me dije nga burimet, kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu, është pyetur për rikonstruksionin e një rruge në qytetin e Lezhës (trotuar) dhe me sa kuptohet SPAK nuk gjeti nuk gjeti në të elementë të veprës penale.