Gjykata e Durrësit ka dhënë masat e sigurisë për Xhevdet Plakun dhe 6 të arrestuarit e tjerë që u ndaluan gjatë operacionit “Enigma” në Gjirin e Lalëzit, tre ditë më parë.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura nga gjyqtari Sokol Mara dhe nisi me vonesë për shkak të mosardhjes në kohë të dy prej të ndaluarve.
Mësohet se Flobenc Meçja dhe Voltan Xhani kishin qenë përpara seancës në Shkodër dhe Tiranë, ku janë marrë në pyetje pranë prokurorive përkatëse, në lidhje me ngjarje të tjera kriminale ku dyshohet se janë të përfshirë.
Gjykata caktoi masën “arrest me burg” për:
- Voltan Xhani
- Fatjon Qesja
- Jugert Xhani
- Oltion Hasani
- Xhevdet Plaku (alias Kis)
- Flobenc Meçja (alias Gega)
Ndërkohë, për shtetasin Alfred Hasanaj u dha masa më e lehtë, detyrim paraqitje dhe ndalim dalje jashtë shtetit.
Në videon e mëposhtme është momenti kur mbërrinë me vonesë një nga të arrestuarit.





