Turistët e shumtë që vizituan paraditen e kësaj të mërkure Forumin Bizantin në Durrës, patën mundësinë të njiheshin nga afër me disa elemente të kulturës tradicionale shqiptare.
Në kangjellat e monumentit, i cili daton në shekullin e V të erës sonë, ishin varur katër jorganë me ngjyra dhe përmasa të ndryshme. Nuk dihet nga kush, apo për çfarë arsye janë vendosur këta aksesorë, të cilët përdoren gjerësisht në familjet shqiptare gjatë stinës së dimrit.

Fakti që Durrësi vizitohet këto kohë nga turistë nga vende të ndryshme të botës, duhet t’i bëjë edhe qytetarët më të përgjegjshëm për të ruajtur dhe mbrojtur vlerat e monumenteve të trashëgimisë kulturore, dhe jo për t’i përdorur ato në mënyra të papërshtatshme.





