Grupi i njohur kibernetik iranian “Homeland Justice” ka lëshuar një tjetër mesazh kërcënues drejtuar Shqipërisë, i cili është publikuar në kanalet e tyre zyrtare.
Në mesazh, Shqipëria akuzohet për strehimin e mbi 3000 anëtarëve të opozitës iraniane të MEK-ut në kampin e Manzës.
Në tekstin e publikuar nga ky grup, thuhet:
Po endesh afër vdekjes. Mbi 3000 terroristë u vendosën në Shqipëri. Toka shqiptare ishte e detyruar të strehonte këta egërsira. Është e kuptueshme për shqiptarët mikpritës. Shpresojmë që iranianët (të cilët tani kanë të drejtën ligjore për të lëshuar raketat e tyre mbinatyrore në kampin e Manëzës) ta kuptojnë këtë.






