Banorët e fshatit Çizmeli në bashkinë Shijak kanë protestuar për infrastrukturën e rrugës që të çon në tokat e tyre bujqësore Sipas banorëve, punimet për ndërtimin e rrugës kanë nisur, por knëa devijuar duke lënë rreth 15 familje pa infrastrukturën e përshtatshme.
Sipas banorëve, projekti i rrugës është devijuar për interesa personale.

Protestuesit ankohen se përgjatë një gjatësie rreth 500 metra rruga është në gjendje të keqe dhe kalimi i tyre me automjete në të vështirësohet së tepërmi.
“Ka qenë projekti për rrugën tonë, janë rreth 500 metra rrugë të cilat nuk do të shtrohen”.
“Kemi vreshta rrushi, merremi me bujqësi. Po na penalizon rrug,a sepse tregtarët nuk vijnë dot për të marrë mallin”, thonë banorët.
Banorët paralajmërojnë se protestat do të vazhdojnë deri në momentin, që rruga do të shtrohet.





