Një aksident ku janë përfshirë dy automjete ka ndodhur pasditen e kësaj të enjteje në kryqëzimin në hyrje të Durrësit, ku njëra prej tyre, konkretisht fuoristrada që shihni në pamjet që përcjell “DurrësLajm”, është përmbysur.

Përplasja ka rezultuar e fuqishme, por fatmirësisht drejtuesi dhe pasagjerët e huaj me shtetësi ukrainase që ndodheshin në fuoristradën e përmbysur, kanë marrë lëndime të lehta.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Ky aks rrugor duke nisur nga nyja e Shkozetit deri te stacioni i trenit, prej disa muajsh i është nënshtruar punimeve dhe semafori që ndodhej në këtë kryqëzim prej kohësh është jofunksional, çka e bën situatën edhe më të rrezikshme duke rritur ndjeshëm mundësinë për aksidente si ai që ndodhi sot!