7 poema dhe 7 aktorë, që u bënë bashkë në një performancë të interpretuar pranë Muzeut Arkeologjik Durrës, duke sjellë para publikut të pranishëm një udhëtim përmes qytetërimeve, revolucioneve dhe njeriut.
“7 ditët e krijimit” të autorit Met Dervishi është një vepër komplekse e botuar në frëngjisht dhe që trajton tema të aktualitetit si globalizmi, kapitalizmi dhe shkatwrimi i vlerave.
Të interpretuara në shqip nga disa prej emrave më të njphur të skenës shqiptare si Yllka Mujo, Luiza Xhuvani, Neritan Liçaj, por edhe më të rinjve si Alesia Xhemalaj apo Igli Harka, poemat zbërthyen atë që autori e quan desakralizimi i shoqërisë perendimore apo humbja e kontakteve me të shenjtën dhe shpirtëroren.


Për rreth 1 orë e gjysëm, publiku shijoi ndërthurjen e poezisë dhe reflektimit filozofik me interpretimin aktorial. Në fund, një duartrokitje shumë e merituar jo vetëm për 7 aktorët që u ngjitën në skenë, por edhe regjisoren Driada Dervishi dhe muzikologen Metila Dervishi, që bënë të mundur që kjo performancë verore të shndërrohej në një ftesë për një reflektim më të gjerë ndaj fenomeneve shoqërore.
M.B.





