Durrësi do të jetë sërish mikpritës i sportit dhe spektaklit, teksa më 3 dhe 4 shtator 2026 do të zhvillohet aktiviteti “Beach Volley” për femra.
Ndeshjet do të luhen në sheshin “Taulantia”, ku ekipet pjesëmarrëse do të përballen në disiplinën e volejbollit.
Aktiviteti do të nisë në orën 17:00 me ndeshjet e të rejave, ndërsa në orën 19:00 do të luajnë të rriturat, duke sjellë një atmosferë sportive pranë bregdetit të Durrësit.
Aktiviteti organizohet nga Klubi Shumësportësh Teuta dhe Shoqata e Volejbollit Teuta, me mbështetjen e Bashkisë Durrës.
“Beach Volley Durrës” për femra pritet të sjellë emocione, konkurrencë dhe një atmosferë festive për sportdashësit dhe pushuesit në qytetin bregdetar.





