Një zjarr ka rënë në lagjen nr. 4 në Durrës, pranë një qendre tregtare, ka rrezikuar magazinën e një subjekti privat.
Flakët kanë përfshirë produktet që ndodheshin jashtë ambienteve të magazinës, por ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve evitoi përhapjen e mëtejshme të flakëve.
Zjarri u vu shumë shpejt nën kontroll. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor pritet të zbardhë shkakun e rënies së zjarrit.





