Këshilltarët bashkiakë të Durrësit do të votojnë mesditën e sotme për përfundimin para afatit të mandatit të 3 kolegëve të tyre Jurgen Dashi, Valbona Begiçi dhe Nazmi Bodlli.

DurrësLajm” mëson se dy këshilltarët e PS, Jurgen Dashi dhe Valbona Begiçi do të largohen pasi prej më shumë se 6 muajsh nuk kanë marrë pjesë në asnjë nga mbledhjet e KB-së, ndërkohë Nazmi Bodlli, i cili ka hyrë në këshill nga rradhët e partisë Demokracia Sociale ka dhënë dorëheqjen për arsye personale.

Pas miratimit nga ana e këshilltarëve të përfundimit të mandatit të 3 kolegëve të tyre do të jetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që do të përcaktojë emrat e këshilltarëve të rinj që do të bëhen anëtarë të KB-së.