Këshilli Bashkiak Durrës miratoi në unanimitet të plotë 8 pikat e rendit të ditës.

Në filim të mbledhjes, kreu i Këshillit Bashkiak Ani Dyrmishi, informoi këshilltarët se vendimi nr.93 i miratuar mbedhjen e kaluar, është kthyer mbrapsht nga prefekti i qarkut Durrës, Emiljan Jani, pasi nuk ishte i bazuar në ligj.

Bëhet fjalë për vendimin “PËR MIRATIMIN E PËRDORIMIT TË FONDIT TË KUSHTËZUAR TË BUXHETIT TË SHTETIT PËR EMERGJENCAT CIVILE, QË I ËSHTË ALOKUAR BASHKISË DURRËS PËR VITIN 2022 NË VLERËN 51’984’331,06 LEKË”.

Më tej mbledhja vijoi me miratimin e rendit të ditës dhe votimin për secilën pikë.

32 anëtarët e pranishëm në mbledhje votuan pikat si më poshtë:

1.PËR MIRATIMIN E MANDATIT TË ANËTARIT TË KËSHILLIT BASHKIAK Z. VALTER ABAZ HOXHA

2.PËR MIRATIMIN E FAMILJEVE PËRFITUESE TË NDIHMËS EKONOMIKE NGA FONDI I KUSHTËZUAR PËR BLLOK NDIHMËN EKONOMIKE DERI 6% DHE FONDI I TË ARDHURAVE TË BASHKISË DURRËS, PËR MUAJIN SHTATOR 2022

3.PËR MIRATIMIN E PËRDORIMIT TË FONDIT PREJ PREJ 4,289,544 LEKË, TË ALOKUARA NGA BUXHETI I SHTETIT PËR RRITJEN E PAGAVE PËR FUNKSIONIN E ARSIMIT PARASHKOLLOR

4.PËR MIRATIMIN E DETAJIMIT DHE PËRDORIMIT TË FONDIT PREJ 104.155.472 LEKË PA TVSH TË MBETUR PA PËRDORUR NGA FONDET E AKORDUARA ME VENDIMIN E KËSHILLIT TË MINISTRAVE NR.181, DATË 30.03.2022 “PËR PËRDORIMIN E FONDIT TË RINDËRTIMIT PËR FINANCIMIN E RIFORCIMIT TË NJËSIVE INDIVIDUALE TË BANIMIT DHE NJËSIVE TË BANIMIT NË NDËRTESA (PALLAT), NË BASHKITË TIRANË, DURRËS, SHIJAK, LEZHË DHE KRUJË”

5.PËR MIRATIMIN E DISA NDRYSHIMEVE NË ANEKSIN 1, BASHKALIDHUR VENDIMIT TË KËSHILLIT BASHKIAK NR. 22, DATË 25.02.2021 “PËR MIRATIMIN E LISTËS TË SUBJEKTEVE PËRFITUESE, QË DO TË PËRFITOJNË NGA PROGRAMI I PROҪESIT TË RINDËRTIMIT PËR PALLATIN NR.1062, RRUGA “26 NËNTORI” DHE PALLATIN NR.14, RRUGA “PETRAQ BOSHNJAKU”, NJËSIA ADMINISTRATIVE NR.2, TË DËMTUARA NGA FATKEQËSIA NATYRORE E TËRMETIT TË DATËS 26
NËNTOR 2019

6.PËR MIRATIMIN E KËRKESËS PËR T’U DREJTUAR KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËR NJË NDRYSHIM TË VKM-SË NR. 431, DATË 15.05.2013 “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE PËRDORIM TË KOMUNËS KATUNDI I RI, TË QARKUT TË DURRËSIT” DHE MIRATIMIN E PËRDITËSIMIT PJESOR TË PRONËS ME EMËRTIMIN FUSHË SPORTI, ME VENDODHJE KATUND I RI, ZK 2117

7.PËR DISA NDRYSHIME NË VENDIMIN E KËSHILLIT BASHKIAK NR. 54, DATË 31.05.2022, “PËR MIRATIMIN E KËRKESËS PËR T’U DREJTUAR KËSHILLIT TË MINISTRAVE PËR NJË NDRYSHIM TË VKM-SË NR. 295, DATË 2.5.2012 “PËR MIRATIMIN E LISTËS PËRFUNDIMTARE TË PRONAVE TË PALUAJTSHME PUBLIKE, SHTETËRORE, QË TRANSFEROHEN NË PRONËSI OSE NË PËRDORIM TË KOMUNËS ISHËM, TË QARKUT TË DURRËSIT”, DHE MIRATIMIN E PËRDITËSIMIT PJESOR TË PASURISË ME EMËRTIMIN KOPSHTI BIZË, QË MBAN NR. 12 TË LISTËS SË TRANSFERIMIT”

8.PËR MIRATIMIN E NJË SHTESE NË ANEKSIN NR. 1, BASHKALIDHUR VENDIMIT TË KËSHILLIT BASHKIAK NR. 32 DATË 26.03.2021, “PËR MIRATIMIN E LISTËS SË PËRFITUESVE NGA PROGRAMI I PROÇESIT TË RINDËRTIMIT PËR 4 BANESA KOLEKTIVE, L.17, RRUGA “LURA”, PALLATET NR.1&3, DHE RRUGA “AHMET DAKLI”, PALLATET NR.15&23, TË DËMTUARA NGA FATKEQËSIA NATYRORE E TËRMETIT TË DATËS 26 NËNTOR 2019”, I NDRYSHUAR