Megjithëse ishte lajmëruar se nisja e trageteve drejt portit të Barit do të realizohej rreth orës 05.00 të mëngjesit të sotëm, ato lanë portin e Durrësit rreth orës 06.45.

Kushtet e këqia atmosferike dhe deti i trazuar e bënë të pamundur nisjen e trageteve “Rigel III” dhe “Af Marina” mbrëmjen e së martës nga porti i Durrësit.

Kapiteneria e portit vendosi shtyrjen e kohës së lundrimit të trageteve për arsye sigurie.

Njëri nga tragetet u nis në orën 06:30 dhe tjetri në orën 06:45 të ditës së sotme, ndërsa dy tragetet nga Bari “Rigel VII” dhe “GNV Blue”  kanë mbërritur në kohë në portin e Durrësit, rreth orës 08.00.

Këtë mëngjes kushtet detare janë përmirësuar, ndërsa era fryn nga veriperëndimi duke sjellë një dallgëzim 4-5 ballë.