Një aksident me pasojë plagosjen e një fëmije 3 vjeç ka ndodhur në aksin rrugor “Maminas-Marikaj”.

Policia e Durrësit informon se rreth orës 17:40, automjeti me drejtues shtetasin R. B., 43 vjeç, ka përplasur një të mitur 3 vjeç.

Nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur aksidenti, ndërkohë që raportohet se i mituri ndodhet nën kujdesin e mjekëve, ndërsa drejtuesi i automjetit u shoqërua në ambientet e DVP Durrës, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.