Një 40-vjeçar ka humbur jetën pas një aksidenti të ndodhur në një garë me mjete sportive.

Ai është identifikuar si shtetasi me inicialet A.M., banues në Fier.

Policia bën me dije se dy automjete janë përplasur tek “Arena Kartin Albania 3”, në fshatin Pjesës, Shijak, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Njoftimi i plotë:

Durrës/Informacion paraprak

Në fshatin Pjesës, Shijak, tek Arena Kartin Albania 3, gjatë garave me mjete sportive, janë përplasur dy automjete.

Si pasojë e përplasjes ka humbur jetën njëri prej drejtuesve shtetasi A. M., 40 vjeç, banues në Fier.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.