Në mbledhjen e Shtabit të Emergjencave për qarkun Durrës, ndër të tjera, janë vlerësuar zonat me nivel risku të lartë për përmbytje gjatë orëve në vijim.

Teksa ka ndarë detaje nga mbledhja, kryebashkiakja Emiriana Sako ka shkruar në “Facebook”, se zonat më të rrezikuara vijojnë si më poshtë:

Lagjja nr. 6 tek Rrethrotullimi;

Lagjja nr. 13 Rrethrotullimi Plepa;

Lagjja nr. 13 Plazh;

Rruga e Currilave “Kodër Vilë”;

Në fshatin Vadardhë, në Njësinë Administrative Sukth;

Ura e Golemit, në fshatin Sukth;

Sallmone në kufi me Njësinë Administrative Katund i Ri.

Postimi i plotë i Emiriana Sakos:

Lexo edhe:

https://durreslajm.al/rreziku-i-permbytjeve-shtabi-i-emergjencave-durres-ve-ne-dispozicion-4-numra-telefoni-hartohet-plani-i-masave/