Festat e 28 dhe 29 nëntorit janë shoqëruar me një mori aktivitetesh nga shkollat dhe kopshtet e Durrësit.

Një atmosferë shumë të bukur dhuruan sot vogëlushët e kopshtit “Met Hasa”.

Të veshur në ngjyrat kuq e zi, ata recituan poezi dhe kënduan këngë përpara edukatorëve dhe prindërve, kushtuar këtyre dy datave shumë të rëndësishme në historinë e Shqipërisë.

Drejtoresha e kopshtit, Adriana Gurra tha se vogëlushët kanë punuar bashkë me edukatoret për rreth 1 muaj me rradhë për të organizuar koncertin e sotëm të mbajtur në ambjentet e odeonit Nikolin Xhoja.