Këshilli Bashkiak Durrës miratoi sot mandatin e një anëtari të ri.

Bëhet fjalë për këshilltarin Valter Hoxha, i cili zëvendëson në këtë pozicion ish-këshilltarin Elio Jani.

Pas emërimit të Janit në postin e nënkryetarit të bashkisë, vendi i tij si këshilltar mbeti bosh deri ditën e sotme.

Valter Hoxha renditej në vendin e 51-të në listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak, që PS Durrës dorëzoi pranë KQZ-së në maj të vitit 2019.