Prej gati më shumë se 30 minuta në lagje nr.17 në Durrës, mbrëmjen e sotme është shkëputur energjia elektrike.

Siç duket dhe në videon e mëposhtme, lagja është e zhytur pothuajse totalisht në errësirë.

Nuk dihet nëse shkëputja e energjisë ka ardhur si pasojë e ndonjë defekti teknik, apo për shkak të motit të keq me erë. Ndërkohë nga OSHEE deri tani nuk ka asnjë njoftim zyrtar.