Një sherr mes disa personash ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës. Mësohet se dy vëllezërve me mbiemrin Beqiraj, të cilët po udhëtonin në autostradën Tiranë-Durrës, një makinë u ka prerë rrugën.

Në këtë moment, dy vëllezërit, kanë shkuar në drejtim të makinës që u preu rrugën, në të cilën ndodheshin 4 persona dhe janë konfliktuar fizikisht me to.

Gjatë momentit të përplasjes, personat që ishin në mjet morën me forcë njërin prej vëllezërve, Indrit Beqirajn, dhe lëvizën rreth 500 metra me makinë, por më pas e nxorën nga mjeti dhe më pas u larguan. Sipas të dhënave, personi që u rrëmbye ka pasur precedent penal për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim personat që u përfshinë në sherr.

Ngjarja ka ndodhur në fundjavë në afërsi të Maminasit, por u mësua sot. Policia thotë se rasti po hetohet për heqje të paligjshme të lirisë.