Zbardhen emrat e tre personave të arrestuar në Durrës për  veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.

Mësohet se, në vijim të veprimeve specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasit Edmond Xhafa, 32 vjeç, Erjon Dosku, 26 vjeç dhe Ilir Disha, 48 vjeç.

Në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative nga strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Durrës, kanë ndaluar për kontroll një mjet tip “Benz”, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë dhe municion luftarak.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.