Janë rritur sërish në një numër të konsiderueshëm infektimet me COVID-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë ka raportuar të dhënat e fundit të situatës së pandemisë, ku bën me dije se nga 3601 testime të kryera kanë rezultuar me covid 132 qytetarë.

Nga ana tjetër në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë humbje jete nga virusi.

Ndërkohë në këtë hark kohor janë shëruar 29 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,343 që nga fillimi i epidemisë.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 3601 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me Covid19, 132 qytetarë, në këto bashki: 42 raste në Tiranë, 19 raste në Shkodër, 13 raste në Vau i Dejës, 10 raste në Elbasan, 8 raste në Kamëz, 6 raste në Vlorë, 5 raste në Krujë, Fier, 4 raste në Sarandë, 3 raste në Lushnje, Kuçovë, 2 raste në Korçë, Kavajë, Pogradec, 1 rast në Lezhë, Has, Mirditë, Mat, Gjirokastër, Memaliaj, Gramsh, Poliçan.

Aktualisht janë 642 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 26 pacientë.

Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2 pozitiv.

Janë shëruar 29 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 130,343 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (05 Gusht 2021)
Raste të reja ditore     132
Të shëruar në 24 orë    29
Të shtruar në spitale     26
Humbje jete në 24 orë    0
Testime ditore         3,601
Testime totale      918,347
Raste pozitive      133,442
Raste të shëruara 130,343
Raste Aktive               642
Humbje jete            2,457

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë      242
Elbasan      61
Shkodër    88
Vlorë        59
Berat        38
Lezhë       34
Fier          37
Kukës       21
Durrës      21
Korçë       13
Gjirokastër 7
Dibër         1