Moti i keq me reshje të shumta ka sjellë problematika të shumta në zonën e ish-Kënetës në Durrës, ku në disa banesa ka prezencë uji.

Siç shihet edhe nga pamjet që përcjell “DurrësLajm”, uji ka hyrë në katet e para të disa banesave.

Shumë orendi, krevate, divane, shihen nën ujë. “Çdo gjë ka marrë fund”, shprehet një prej banoreve.

Forcat e shërbimit zjarrfikës ndodhen në zonën e ish-Kënetës për të ndërhyrë në banesat e përmbytura.