Është bërë “e natyrshme” tashmë, që në kohë reshjesh në thuajse të gjitha rrugët e Durrësit “rritet niveli i ujit në rrugë.

E njejta panoramë u pa edhe këtë të diel, ku pas reshjeve të vazhdueshme të shiut, disa prej rrugëve më kryesore të qytetit ishin nën pushtetin e ujit.

Për këtë ka reaguar kreu i degës lokale të PD Durrës, Igli Cara.

Duke marrë parasysh planin e masave të shtabit të emergjencave, bërë publik nga kryebashkiakja Sako, Cara shkruan se “‘masat’ e ndërmarra përballë kësaj situate nuk kanë asnjë vlerë, pasi është e pamundur të ndreqësh në pak orë atë që ke shkatërruar ndër vite!

Ai ka publikuar një ftesë të mbrëmjes gala që do të mbahet nesër, duke shtuar se “në vend të investimeve për minimizimin e problematikave, “të pushtetshmit” preferojnë shpenzimet për luks.”

Postimi i plotë: