Një situatë më e përmirësuar paraqitet sot në Durrës, pas dy ditëve me reshje të dendura të cilat shkaktuan përmbytje të tokave dhe banesave.

Autoritetet njoftojnë se niveli në Hidrovorin e Porto-Romanos është 1m, kurse në Hidrovorin e Hamallajt është 1.2m.

Niveli i ujit në lumin Erzen dhe Ishëm është ulur me rreth 2m, dhe për pasojë është tërhequr uji nga tokat bujqësore në Njësinë Administrative Bubq, Bashkia Krujë.

Po ashtu, është larguar uji nga 8 banesat me prezencë uji në Rajonin Nr.6, qyteti Durrës.

Të gjitha akset rrugore janë pa probleme dhe janë të kalueshme normalisht, ndërsa intensiteti i reshjeve ka qenë shumë i ulët.