Promovimi i Durrësit në kohë të vazhdueshme është një reklamë mjaft e mirë që i bëhet qytetit, rrethinave të tij dhe bizneseve të sektorit të turizmit në kulmin e sezonit turistik. Një reportazh i kryer nga media gjermane “RTL” po shpërndahet masivisht, i cili e paraqet qytetin bregdetar si një destinacion interesant dhe që ja vlen për t’u vizituar.

Edhe deputeti i Durrësit Jurgis Çyrbja nuk mund të mungonte në shpërndarjen e këtij reportazhi në faqen e tij, ku vazhdon me ftesën e përhershme që jo vetëm turistët shqiptarë, por edhe ata të huaj, t’i vizitojnë bukuritë natyrore që ofrojnë plazhet e Ishmit dhe mbarë Durrësit.

“Plazhet fantastike të Njësisë Administrative Ishëm kanë bërë jehonë dhe në mediet gjermane. Dy gazetarë gjermanë kanë sjellë në vëmëndje bukuritë natyrore të Durrësit, si një ofertë turistike gjithëpërfshirëse, e natyrës, historisë, kulinarisë dhe shërbimit mikpritës.

Ndaj me ftesën e vazhdueshme për të vizituar këtoplazhe, ju uroj një javë të bukur vere. #EjaNëDurrës #DurrësiTuristik # VisitAlbania#FshatrateIshmit“, shkruan Çyrbja.

Lexo edhe: