Policia Rrugore vijon kontrollet intensive në të gjitha akset rrugore, në Durrës dhe në Krujë, për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Kontrollet e shtuara kanë për qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor, që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Gjatë një jave, si rezultat i kontrolleve të shtuara në kuadër të masave për rritjen e parametrave të sigurisë rrugore, duke përdorur pajisjet logjistike bashkëkohore, nisur dhe nga denoncimet e qytetarëve, për shkelje të ndryshme rrugore:

-Janë arrestuar 6 drejtues mjetesh dhe janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”;

-Janë pezulluar në total 24 leje drejtimi, nga të cilat 20 për tejkalim të normave të shpejtësisë, 2 për drejtim të mjetit, nën ndikimin e alkoolit dhe 2 leje drejtimi, për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

Kontrollet vijojnë në çdo aks rrugor.

Policia Rrugore e Durrësit apelon për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin përdorimin e celularit gjatë drejtimit të mjetit dhe drejtimin e mjetit, nën efektin e alkoolit. Ftojmë të gjithë qytetarët që të denoncojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor, duke iu garantuar reagim të shpejt.