Autoriteti Portual Durrës ka vendosur të ofrojë ambiente konteinerike dhe vinça për punonjësit që po ndërhyjnë në zonat e zjarreve.

Lajmin e ka bërë me dije ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku përmes një postimi në rrjete sociale, ku thekson se kjo është një ndihmë për emergjencat civile dhe partnerëve ndërkombëtarë të angazhuar.

“Të gjithë bashkë për të përballuar situatën emergjente të zjarreve në vend. Autoriteti ⚓Portual Durrës ka vendosur në dispozicion ambiente konteinerike dhe vinça që do t’ju vijnë në ndihmë 🦺emergjencave tona civile dhe partnerëve tanë ndërkombëtarë që janë duke ndërhyrë në zonat e përfshira nga zjarret. Së bashku do ja dalim.”, shkruan ajo.