Rritja e çmimit të energjisë elektrike mbi fashën 800KW, që do të hyjë në fuqi nga data 1 tetor duket se nuk i shqetëson shumë qytetarët.

Për disa nga pensionistët e pyetur nga “DurrësLajm” fatura e muajve të dimrit nuk pritet të ndryshojë shumë nga ajo e viteve të kaluara, sepse ata e kanë gjetur zgjidhjen; futen nën batanije në ditët e ftohta!

Nuk i trembemi faturave, se futemi në batanije, jemi mësuar”,- thonë disa prej tyre.

Për të tjerë, faturat mund te jenë të frikshme, ashtu si çdo çmim tjetër që po njeh veç rritje.

Përdorimi i ngrohësave vetëm në ditët më të ftohta duket zgjidhja më e mirë për disa qytetarë. Në këtë mënyrë evitojnë faturat e shtrenjta..

Ndiqni prononcimet e tyre në videon e mëposhtme: