Rrugët e Durrësit po ndriçohen me teknologji LED.

Në një intervistë për “DurrësLajm”, kryetarja e bashkisë, Emiriana Sako ka bërë të ditur akset, në të cilat tashmë ka përfunduar puna, si dhe ato që do të përfundojnë së shpejti.

Lajmi i mirë është, se ky investim nuk do të përfshijë vetëm zonat qëndrore të qytetit.

“Ne mendojmë që vitin që vjen do ta shtrijmë këtë ‘masterplan’ edhe në akse të tjera, në qytet dhe njësi administrative”, deklaroi Sako.

Por cilat janë dobitë e kësaj teknologjie ndriçimi?

“Ky projekt konsiston në dhënien e sigurisë në akset kryesore të qytetit  përsa i takon ndriçimit të tyre, por edhe përdorimin me efiçensë të burimeve të energjisë elektrike”, shpjegon kryebashkiakja.

Në këto akse, që arrijnë një gjatësi totale prej rreth 16 kilometrash, si dhe në rrugë e hapësira të tjera të qytetit, janë vendosur gjithsej 2057 ndriçues. 

Siç u tha, të tjerë pritet të vendosen në vijim.

K.Gj.