Qytetarët durrsakë, por edhe turistët e pushuesit që ndodheshin mbrëmjen e sotme në shëtitoren “Taulantia” u përballën me një fenomen aspak të këndshëm.

Në të gjithë shëtitoren mungonte energjia elektrike, ndërsa e gjithë zona përreth ishte e ndriçuar.

Nuk dihet nëse bëhet fjalë për ndonjë difekt teknik a avari, por situata e krijuar përgjatë njërës prej zonave me fluksin më të dendur të qytetarëve nuk lë shije të mirë në mes të sezonit turistik.