Ndërmarrja Rruga Bashkia Durrës njofton se ditën e enjte do të nisë krasitja e palmave në Bulevardin “Epidamn”, nga “Torra Veneciane” te Vila “Brais”.

Në njoftimin e shpërndarë, Ndërmarrja Rruga informon qytetarët se në këtë segment rrugor nuk duhen parkuar automjetet deri në përfundimin e punës.

Bëhet me dije se punimet përfundojnë më datë 10 tetor, ndërkohë që burime zyrtare konfirmojnë se ndërhyrja në bulevard do të bëhet me faza.