E kthyer tashmë në traditë, Durrësi ndodhet zyrtarisht në festë.

Sheshi “Liria” përballë bashkisë është ndriçuar nga qindra drita, dekorime dhe bredhi i Krishtlindjeve e Vitit të Ri.

Ndryshe nga vite më parë, këtë vit dritat e festave janë ndezur herët.

Sheshi qendror u gjallërua edhe më tepër nga koncerti i fëmijëve dhe repertori me këngë festive.

Për ju që e humbët, ju sjellim disa pamje.

Festa të bardha!