Trupat inspektuese të AKU Durrës kanë vijuar edhe gjatë ditës së sotme, inspektimet në njësitë tregtare për tërheqjen nga tregu të “Wudy”, pas konstatimit të një bakteri të rrezikshëm në disa lote të këtij produkti.

Drejtuesi i këtij institucioni, Roni Shqopa konfirmon për “DurrësLajm” që gjatë kontrolleve në garantim të sigurisë ushqimore, në 24 orë janë bllokuar 1597,6 kg salsiçe “Wudy”.

Shqopa thotë se kontrollet do të vijojnë, ndërsa më herët Donald Dermyshi, shefi i inspektimit të sektorit të ushqimit i drejtoi një apel të gjithë qytetarëve, që kanë ende produkte të pakonsumuara nga lotet problematike, të shkojnë t’i kthejnë pranë njësive tregtare ku i kanë marrë.

Lexim i sugjeruar: