Është publikuar sot (5 tetor) në fletoren zyrtare lista e familjeve që preken nga faza e parë e shpronësimeve për t’I hapur rrugë projektit “Restaurimi dhe rikualifikimi urban i zonës perspektive TID, me vendndodhje në Parkun Arkeologjik të Durrësit”.

Bëhet fjalë për familjet durrsake që kanë shtëpitë dhe pronat e tyre përreth amfiteatrit, i cili pritet të zbulohet në vitet në vijim.

Ashtu siç pati paralajmëruar kryebashkiakja Emiriana Sako në dëgjesën publike të mbajtur më 14 shtator, lista me familjet e para që do të shpronësohen është publikuar tashmë zyrtarisht.

Në kërkesën e Agjencisë Shtetërore për Shpronësim shkruhet se “Personat që preken nga ky projekt, të cilët kanë emrin në tabelën e publikuar dhe personat, të cilët preken por nuk figurojnë në listë, jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga publikimi në Fletoren Zyrtare, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës, si edhe të shprehen nëse janë dakord me të dhënat e publikuara për përfundimin e procedurave të shpronësimit, në Autoritetin Rrugor Shqiptar, si dhe në Agjencinë Shtetërore për Shpronësim”.

Vlera totale paraprake e shpronësimit është 72,258,028.35 (shtatëdhjetë e dy milionë e dyqind e pesëdhjetë e tetë mijë e njëzet e tetë pikë tridhjetë e pesë) lekë.

“DurrësLajm” po publikon më poshtë listën e plotë me emrat e publikuar në Fletoren Zyrtare.

Kërkesa për shpronësim e publikuar në Fletoren Zyrtare:

Agjencia Shtetërore për Shpronësim shpall kërkesën “Për shpronësimin për interes publik të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, që preken nga ndërtimi i projektit “Restaurimi dhe rikualifikimi urban i zonës perspektive TID, me vendndodhje në Parkun Arkeologjik të Durrësit”.

Subjekti kërkues i këtij projekti është Ministria e Kulturës.

Me anë të këtij publikimi kërkojmë të vëmë në dijeni personat e prekur nga ky shpronësim për interes publik, për pasuritë e paluajtshme, pronë private, të cilat do të kompensohen sipas vlerësimit paraprak të llogaritur, për pasuritë e llojit “truall” dhe ndërtesë, vlerësimi tokës “truall” bëhet bazuar në VKM-në nr. 89, datë 3.2.2016, “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”, ndërsa vlerësimi i pasurisë të llojit “ndërtesë”, është bërë sipas VKM-së nr. 138, datë 23.3.2000, “Për kriteret teknike të vlerësimit dhe të përllogaritjes së masës së shpërblimit të pasurive që shpronësohen, të pasurive që zhvlerësohen dhe të të drejtave të personave të tretë, për interes publik”, të ndryshuar, bazuar në shkresën datë 29.7.2022, të Drejtorisë Vendore ASHK, Durrës, ku çmimi mesatar i shitblerjeve për 3 muajt e fundit për ndërtesat me funksion banimi është 99,600 lekë.

Personat që preken nga ky projekt, të cilët kanë emrin në tabelën e publikuar dhe personat, të cilët preken por nuk figurojnë në listë, jo më vonë se 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga publikimi në Fletoren Zyrtare, kanë të drejtë të paraqesin pretendimet e tyre, të shoqëruara me dokumentacionin përkatës, si edhe të shprehen nëse janë dakord me të dhënat e publikuara për përfundimin e procedurave të shpronësimit, në Autoritetin Rrugor Shqiptar, si dhe në Agjencinë Shtetërore për Shpronësim.

Vlera totale paraprake e shpronësimit është 72,258,028.35 (shtatëdhjetë e dy milionë e dyqind e pesëdhjetë e tetë mijë e njëzet e tetë pikë tridhjetë e pesë) lekë.

M.B.