Policia e Durrësit ka reaguar për ngjarjen e rëndë që u regjistrua paraditen e sotme, ku një djalë i ri i moshës 22 vjeç, ra nga pallati.

Policia informon se viktima, shtetasi K.T., 22 vjeç, ka rënë aksidentalisht nga kati i tetë i pallatit ku banonte.

Informacioni paraprak i policisë:

Në lagjen nr. 3, Durrës, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga kati i tetë i pallatit ku banonte, shtetasi K. T., 22 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të kësaj ngjarjeje.