Një 45-vjeçar është gjetur pa shenja jete pasditen e sotme në një godinë të braktisur në Shijak.
Viktimës, të identifikuar si Klodian Hushi, nuk i janë konstatuar shenja dhune, duke përjashtuar kështu mundësinë prej hetimeve policore, se ka humbur jetën nga ndonjë ngjarje kriminale.
Njoftimi i policisë:
Shijak/Informacion paraprak
Rreth orës 16:05, në Shijak, në një godinë të braktisur, është gjetur pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi K. H., 45 vjeç, banues në Shijak.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.