Një 61-vjeçare, banuese në Sllovaki ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është mbytur aksidentalisht teksa lahej në det.

Ngjarja ka ndodhur në Golem rreth orës 19:30.

Njoftimi i plotë:

Golem, Kavajë/Informacion paraprak

Rreth orës 19:30, në Golem, dyshohet se duke u larë në det, është mbytur aksidentalisht shtetasja M. J., 61 vjeçe, banuese në Sllovaki.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të mbytjes.