Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Adil Hizdrin, 31-vjeçarin që plagosi mbrëmjen e së enjtes babanë e personit që i kishte borxh.

Vendimi është dhënë nga gjyqtari Shkëlzen Liçaj.

70-vjeçari Fadil Hunda banues në Durrës, u plagos me dy plumba. Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 më 18 korrik në një lokal në lagjen nr.17 të qytetit. Sipas hetimeve, 70-vjeçari u qëllua për shkak të një borxhi të pashlyer të djalit të tij.