Dy të rinj nga qyteti i Durrësit janë proceduar penalisht për shkak se janë kapur nga policia duke organizuar lojëra fati me celularë. K.M 19 vjeç dhe N.H 34, janë kapur në flagrancë, ndërkohë që atyre u janë sekuestruar telefonat.
Njoftimi i policisë:
U kapën në flagrancë në një lokal, duke organizuar lojëra fati, me celularë, procedohen penalisht 2 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarisë së kundërligjshme të lojërave të fatit, si rezultat i kontrolleve të vazhdueshme në ambiente të ndryshme, kanë zbuluar një lokal ku ushtrohej kjo veprimtari.
Në vijim të veprimeve, u referuan materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasit K. M., 19 vjeç dhe N. H., 34 vjeç, të dy banues në Durrës. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 celularët që përdoreshin për këtë veprimtari të paligjshme.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.