Tre persona janë arrestuar në Durrës e Kavajë gjatë 24 orëve të fundit, pasi janë kapur me shkelje të ndryshme, si për vjedhje, drejtim automjeti në gjendje të dehur apo ndërtim i paligjshëm.
Kështu u arrestuan:
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan në flagrancë shtetasin T. M., 30 vjeç, banues në Golem, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke kryer punime ndërtimi të paligjshme, në një pallat.
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh ndaluan shtetasin G. B., 28 vjeç, banues në Lezhë, pasi ka vjedhur disa produkte në një market.
Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin N. Gj., 33 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.