Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi në banesë ne tij u gjetën 14 kilogram lëndë narkotike.

Droga ishte e ndarë në kallëpe dhe e futur në 3 thasë të ndryshëm me logon të markave të veshjeve.

Gjithçka nisi me ndërhyrjen e zjarrfikësve në banesë pasi dyshohej për nje rrjedhje gazi.

Sapo kanë parë lëndën narkotike, ata kanë njoftuar policinë e cila ka sekuestruar sasinë e drogës.

Gjatë operacionit nga polici, në zonë mbërrin 30-vjeçari shqiptar, i cili përdorte pronën.