Policia e Durrësit ka arrestuar shoferin 40-vjeçar, i cili u përplas mbrëmjen e djeshme me 39-vjeçarin, teksa bënin gara ma mjete sportive në Shijak, ku humbi jetën 39-vjeçari A.M.

Njoftimi policisë:
Shijak/Durrës

Informacion shtesë mbi aksidentin me pasojë vdekjen e 40-vjeçarit, ndodhur mbrëmjen e sotme (e diel), në fshatin Pjezë, Shijak, te Arena Karting Albania.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Shijak, kanë bërë arrestimin e shtetasit F. A., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Mbrëmjen e sotme, në fshatin Pjezë, Shijak, te Arena Karting Albania, gjatë garave me mjete sportive, shtetasi F. A., duke drejtuar automjetin e tij, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin A. M., 39 vjeç. Si pasojë e përplasjes, shtetasi A. M., ka humbur jetën.

Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.