Pesë persona janë shoqëruar në polici, pas trazirave të shkaktuara gjatë protestës së sotme përpara Bashkisë së Tiranës. 

Opozita mblodhi mbështetësit për të 12-ën herë para godinës së bashkisë. Protestuesit janë përplasur me policinë dhe kanë tentuar të heqin gardhin metalik. 

Ata kanë hedhur molotovë drejt godinës, ndërsa mbanin në duar flamujt e PD, tymuese me ngjyra dhe fishekzjarrë. 

Njëkohësisht një zjarr i madh u ndez përpara bashkisë, e cila u shua nga policia.