Një punonjës i Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit në Berat është arrestuar, pasi dyshohet se ka marrë ryshfet për të shmangur gjobën për një ndërtim pa leje.

Sipas Prokurorisë së Beratit, inspektori me iniciale P.K akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv pasi ka përfituar një shumë prej 20.000 lekësh nga kallëzuesi, shtetasi Th.Gj. kundrejt shmangies së gjobës administrative për një ndërtim të dyshuar pa leje që kallëzuesi po kryente.