Shtabi i Emergjencave në Durrës ka vënë në dispozicion 4 numra telefoni.

Qytetarët për çdo nevojë mund të kontaktojnë në numrat:

– Ndërmarrja Rruga Durrës +355694702377;

– Policia Bashkiake Durrës +35552232250;

– Ujësjellës-Kanalizime Durrës +355692296301;

– Komisariati i Policisë Durrës +355694110217;

Për çështje sigurie, janë fikur dritat në akset rrugore:

Bulevardi Dyrrah;

Bulevardi Epidam;

Stacioni i trenit;

Rruga Egnatia;

Rruga Aleksandër Goga;

Rruga e Blue Star;

Rruga e degës.

Gjithashtu, në mbledhje u rakordua edhe mbi planin e masave parandaluese dhe lehtësuese për menaxhimin e situatës në orët në vijim, që sipas parashikimeve do të jenë me reshje të shumta.

Janë marrë të gjitha masat e nevojshme, si:

Paralajmërimi i popullatës, veçanërisht në ato zona ku nisur nga përvojat e deritanishme, janë shkaktuar përmbytje;

Kontrolli i vazhdueshëm i sistemeve të kanaleve kulluese dhe gjendja funksionale e hidrovorëve;

Monitorimi i vazhdueshëm i gjendjes së argjinaturave të lumenjve Erzen dhe Ishëm, digave të ujëmbledhësve dhe të shkarkuesve katastrofikë;

Mbajtjen në gatishmëri të kapaciteteve logjistike dhe burimet njerëzore të forcave operacionale për përballimin e çdo situate të mundshme.

Lexo edhe: