Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të premteje në Durrës.
Një automjet që lëvizte me shpejtësi ka përplasur rëndë 2 persona në rrugën “Vllazërimi”.
Sipas informacioneve paraprake, në automjetin tip “Benz” ndodheshin dy të rinj dhe drejtuesi, sipas dëshmitarëve okularë, po bënte manovra të rrezikshme në rrugë, në momentin kur ka përplasur një biçikletë dhe motor.
Më pas, automjeti luksoz ka përfunduar 100 metra larg nga vendi ku u regjistrua përplasja, duke kaluar në krahun e kundërt.
Dy të plagosurit janë dërguar menjëherë në Urgjencën e Durrësit, në gjendje kritike për jetën, ndërsa të rinjtë kanë braktisur automjetin dhe janë larguar në drejtim të paditur.
Sikundër duket nga pamjet e sjella për “DurrësLajm” nga operatori Denis Simaku, në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po hetojnë rastin dhe punojnë për vënien përpara përgjegjësisë të autorëve.





