Një grua e moshës rreth 60 vjeç është goditur teksa ka hyrë për të kaluar nga njëra anë e rrugës në tjetrën. Ngjarja ka ndodhur para pak minutash në lagjen nr 4 të qytetit të Durrësit. Burime nga vendngjarja thanë për “DurrësLajm” se gruaja ka hyrë menjëherë në rrugë, ndërkohë që është goditur nga një automjet që po kalonte shumë afër saj.

Vendi ku ka kaluar gruaja nuk ishte kalim për këmbësorët, ndërkohë që mësohet se gjendja e saj nuk është e rëndë. Në vendngjarje ka mbërritur autoambulanca e urgjencës, e cila e ka transportuar drejt spitalit rajonal. Efektivët e policisë rrugore ndaluan drejtuesin e automjetet dhe ai po meret në pyetje për të sqaruar rretnanat e aksidentit.